Lajme
Çitaku e quan noter Kurtin, “zbulon” borxhin që kryeministri ua ka qytetarëve
Demokracia
13:51 | 21 Qershor 2022

Share:

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se pa ia hequr asnjë pikë e asnjë presje, kryeministri Albin Kurti qenka dakorduar për planin e zbatimit të marrëveshjes për energji të arritur në Bruksel më 2015.

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA theksoi se po të njëjtën marrëveshje, Kurti atëbotë e konsideronte tradhti kombëtare.

Sipas saj, e vetmja gjë konsistente te Kurti është mungesa e konsistencës.

Ajo madje tha se kryeministri ua ka borxh votuesve të tij një sqarim; “a e ka pasur gabim atëherë, apo e ka gabim tash?”.

“Kryeministri është shndërruar në noter të marrëveshjeve paraprake, duke e kthyer procesin mbrapa, e duke humbur kohë”, shkroi ajo në Facebook.

Të ngjashme