Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se çdo marrëveshje e arritur deri më sot mban vulën e luftës dhe mbështetjes sonë ndërkombëtare.
Sipas Çitakut, kur ka pasur koordinim me aleatët, Kosova çdo herë ka arritur të shënojë fitore.
Më tej, ish-diplomatja e Kosovës në SHBA tha se detyra e kryeministrit Kurti është të forcojë aleancat dhe jo t’i minojë ato.
Ajo ka paralajmëruar se situata aktualisht është e rëndë dhe ka pyetur kreun e qeverisë nëse ka ndonjë plan se si të veprojë.
Postimi i plotë:
Secila e arritur deri më sot, nga çlirimi deri tek pavarësia e shtetndërtimi, e ka vulën e luftës sonë dhe mbështetjes ndërkombëtare.
Kosova ka shënuar fitore kur është koordinuar me aleatët tanë.
Kryeministri e ka për detyrë ta mbrojë Republikën, dhe t’i fuqizojë aleancat. Jo t’i cënojë ato.
Pastaj, nuk është vazalitet e as nënshtrim koordinimi me SHBA-të dhe BE-në. Në fakt është vlerë.
Situata është shumë serioze.
Kryeministër a ke plan? Si do të veprojmë nesër? A është Kosova më mirë sot, apo para 1 viti?