Lajme
​Cisterna izraelite kidnapohet në brigjet e Jemenit
Demokracia
19:24 | 26 Nëntor 2023

Share:

Një cisternë e Izraelit është kapur nga sulmues të paidentifikuar në brigjet e Jemenit të dielën, tha një kompani private e inteligjencës.

Sulmuesit kapën cisternë, Central Park, e cila operohej nga kompania Zodiac Maritime, në Gjirin e Adenit, tha kompania e inteligjencës Ambrey.

Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, i cili preferoi të mbetej anonim për arsye sigurie, konfirmoi se anija ishte sekuestruar.

Një deklaratë nga Zodiac Maritime e quajti sulmin si një “incident të dyshuar piraterie”.

Kompania tha se kishte 22 anëtarë të ekuipazhit shumëkombësh në bord dhe cisterna mbante një “ngarkesë me acid fosforik”.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin.

Të ngjashme