Sport
“Cima” një muaj më parë kishte marrë një çmim të rëndësishëm si sportist
Demokracia
14:05 | 26 Mars 2021

Share:

Sot në moshën 71-vjeçare ka ndërruar jetë ikona e humorit shqiptar Rasim Thaçi-Cima, shkruan Demokracia.com.

“Cima” që në opinion njihet më shumë për humorin që kishte, ai në jetën e tij ka pasur edhe një profesion tjetër, atë të futbollistit. Cima në vitet e 70-ta kishte luajtur te Prishtina e Vëllaznimi, derisa më vonë u bë pjesë edhe e Flamurtarit skuadër kjo gjithashtu nga kryeqyteti.

Vetëm një muaj më parë “Cima” nga Komuna e Prishtinës në manifestimin për Laureatët e vitit 2020, ishte nderuar me çmimin “Vepër jetësore” si sportist i dalluar.

“Në nderim të shumë sportistëve , nuk u harruan as ata që dikur kishin kontribuar në shumë sporte të ndryshme , ndër ta edhe unë si ish futbollist i Flamurtarit dhe Prishtinës”, kishte thënë “Cima” pasi marrjes së çmimit.

Rasim Thaçi u nda nga jeta sot me 26 mars duke e humbur luftën me Covid-19. /Demokracia.com

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=273771790783434&id=100044518445983

Të ngjashme