ShowBiz
Çiljeta nuk mungoi në ndeshjen Partizani-Roma, gjersa ishte veshur me fanellën e partnerit të saj Alban Hoxha
Demokracia
14:06 | 13 Gusht 2023

Share:

Klubi i njohur italian Roma, ishte në Tiranë për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Partizanin e Tiranës.

Romanistët fituan me rezultat 2-1 ndeshje, ndërsa trajneri Jose Mourinho prezantoi në fushë disa nga lojtarët më të mirë që ka në skuadër.

Ndeshja është ndjekur me interes nga afër prej mijëra të pranishmëve, përfshirë këtu edhe një mori fytyrash publike.

Në tribunat VIP e pranishme ka qenë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga.

Ajo kishte shkruar për ta ndjekur ndeshjen bashkë me djalin e saj, Fernandon, gjersa në ndeshje ka qenë pjesëmarrës edhe partneri i saj, futbollisti Alban Hoxha.

Madje në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, interpretuesja e hitit “Të dy qajmë të ndarë” ka pozuar me fanellën e Albanit.

Ajo kishte të shkruar “Hoxha” në mbishkrimin e fanellës, e cila vjen mesa duket si një mbështetje për bashkëshortin e saj.

Të ngjashme