Lajme
Cili shtet europian ka pagën minimale më të ulët dhe cili kryeson për pagën më të lartë?
Demokracia
11:32 | 21 Mars 2021

Share:

Pagat në shtetin e Bullgarisë, Hungarisë dhe Rumanisë janë më të ulëtat brenda Bashkimit Europian.

Sipas një raporti statistikor nga Eurostat, për pagat minimale në Bashkimin Europian (BE) Luksemburgu kryeson me pagën minimale më të lartë me 2.202 euro, duke u pasuar nga Irlanda me 1.724 dhe Holanda me 1.685 euro.

Lista vazhdon me Belgjikën e cila pagën minimale e ka 1.626 euro, ndërsa Gjermania me 1.614 euro, duke vazhduar me Francën, e cila pagën minimale e ka 1.555 euro, pas Francës, Spanja shënon pagën minimale me 1.108 euro. E vendin e 8-të në listë e zë Sllovenia me 1.024 euro, ndërsa vendin e 9-të e ka Malta me 785 euro pagë minimale.

Portugalia me 776 euro pagë minimale radhitet në vendin e 10-të, ndërsa Greqia me 758 euro pagë minimale  në vendin e 11-të. Lituania, Sllovakia dhe Polonia kanë pagën minimale mbi 600 euro, duke u pasuar nga Estonia me 584 euro dhe Republika Çeke me 579 euro dhe Kroacia në vendin e 17-të me 563 euro, ndërsa Letonia me 500 euro pagë minimale.

Rumania, si ndër vendet me pagën më të ulët në BE shënon pagën minimale 458 euro, duke u pasuar nga Hungaria me 442 euro dhe Bullgaria me 332 euro, si vendi me pagën minimale më të ulët në BE, shkruan Demokracia.com.

Ndërkaq Ballkanin Perëndimor për pagën më të lartë minimale e kryeson shteti i Serbisë me 331.91 euro në muaj, i cili pasohet nga Mali i Zi me 331.71 euro në muaj. E vendin e tretë me pagë minimale prej 241.32 euro e zë Shqipëria, kurse vendin e katërt e zë Maqedonia e Veriut me 233.97 euro në muaj. Në vendin e pestë listohet Bosnja e Hercegovina me pagë minimale prej 205 euro dhe vendin e gjashtë e zë Kosova me 170 euro pagë minimale.

Sipas Eurostat shtetet si: Qiproja, Italia, Austria, Danimarka, Suedia dhe Finlanda nuk kanë paga minimale zyrtare.

Duke parë listat e pagave minimale të vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor vihet në përfundim se Luksemburgu ka pagën minimale më të lartë në BE, ndërsa Kosova pagën më të ulët në listën e vendeve të Ballkanit Perëndimor./Demokracia/

 

Të ngjashme