Lajme
Cili ishte viti me më së shumti raste të dhunës në familje në Kosovë?
Demokracia
13:42 | 12 Prill 2021

Share:

Dhuna në familje është prezente çdo ditë në Kosovë dhe rastet e raportuara në polici çdo 24 orë nuk janë të pakta. Viti 2020 prin me numër më të lartë të rasteve të dhunës në familje, duke krahasuar me vitin 2018, 2019 dhe dy muajt e parë të vitit 2021.

Vetëm gjatë vitit 2020 janë raportuar 2069 raste të dhunës në familje, nga të gjitha komunat e Kosovës, ndërsa për muajt janar dhe shkurt të vitit 2021 janë raportuar 310 raste dhune në familje, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës për Demokracia.com.

Komuna e Prishtinës prin me numrin më të madh të raportimeve të dhunës në familje, me 674 raste gjatë vitit 2020, ndërsa e dyta radhitet komuna e Prizrenit me 266 raste të dhunës në familje për vitin 2020.

Vendin e tretë për numrin e lartë të dhunës në familje e zë komuna e Pejës me 264 raste të dhunës në familje për vitin 2020, ndërsa vendin e katërt e zë Gjakova me 239 raste të dhunës në familje brenda vitit 2020, e më pas vedi i pestë i takon komunës së Gjilanit me 213 raste të dhunës në familje, duke vazhduar me Ferizajn me 206 raste të dhunës në familje gjatë 2020-ës.

Vendin e parafundit e zë komuna e Mitrovicës së Jugut me 140 raste të dhunës në familje, për vitin 2020 dhe të fundit Mitrovica e Veriut me 67 raste të dhunës në familje për vitin 2020.

Ndërkaq muaji korrik i vitit 2020 karakterizohet me numrin më të lartë të dhunës në familje për të gjitha komunat, me gjithsej 192 raste.

Po të bëhet një krahasim i dy muajve të parë të vitit, atij janar dhe shkurt për vitet 2020/2021, vihet re se në vitin 2020 janë raportuar 4 raste më shumë të dhunës në familje, nga 314 sa kishte në vitin 2020 në vitin 2021 janë raportuar 310 raste.

E numri i vrasjeve ndër vitet 2018-2021, viti 2020 kryeson me 13 meshkuj dhe 7 femra të vrara, duke u pasuar nga viti 2019 me 10 raste të vrasjeve, e më pas viti 2018 me 8 raste të vrasjes dhe i fundit, dy muajt e parë të vitit 2021, me 3 raste të vrasjes.

Raste të raportuara të dhunës në vitin 2019 janë shënuar 1915 të tilla dhe në vitin 2018 janë raportuar 1534 raste të dhunës në familje.

Vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar tre raste të dhunës në familje./Demokracia/

 

 

Të ngjashme
Lajme • 31 Maj 2024