Lifestyle
Cili ishte shkaku i vërtetë i vdekjes së prezentuesit të njohur Larry King
Demokracia
16:44 | 28 Janar 2021

Share:

Shawn King është hapur në lidhje me momentet e saj të fundit me burrin e ndjerë Larry King, transmeton Demokracia.

“Ne mund të bënim FaceTime në spital dhe ishte e vështirë për të që të fliste, por mesazhi i vetëm që ai donte të sigurohej që dëgjova ishte: ‘Të dua, kujdesu për djemtë”, tha ajo për momentet e fundit të transmetuesit të njohur.

Shaën, 61 vjeç dhe Larry kishin dy djem, Chance 21-vjeçar dhe Cannon 20-vjeçar.

Larry King vdiq të shtunën në mëngjes në Cedars-Sinai Medical Center në Los Angeles. Ai ishte 87 vjeç.

Edhe pse gruaja e gjashtë e Larry, Julia Alexander, i tha The Post se ai vdiq nga koronavirusi, të cilin e kishte kontraktuar në dhjetor, Shawn tha se nuk ishte shkaku i tij i vërtetë i vdekjes.

“Ishte një infeksion, sepsë,” tha ajo. “Ai ishte gati të shkonte, trupi i tij ishte e lodhur prej sëmundjeve tjera. Kur dëgjuam diagnozën për Covid, na u thye zemra, por nuk ishte virusi shkaku i vdekjes së tij”./Demokracia.com

Të ngjashme
Lifestyle • 02 Maj 2024