ShowBiz
Cili ishte gjesti i Kanye që e bëri Kim të dashurohej në të
Demokracia
17:16 | 20 Shkurt 2021

Share:

Pas katër fëmijëve dhe gjashtë vjet martesë, gjithçka ka mbaruar për Kim Kardashian dhe Kanye West.

Natën e kaluar, u konfirmua që Kim ka bërë kërkesë për divorc nga burri i saj përmes avokates Laura Wasser, transmeton Demokracia.com

Është raportuar edhe më parë se Kim dhe Kanye ishin duke jetuar jetë të ndara për ‘muaj’ me radhë, para vendimit për divorc.

Këngëtari i cili vuante nga një episod bipolar në atë kohë pretendoi se ai dhe Kim, pothuajse abortuan fëmijën e tyre të parë North, një veprim që thuhet se e la Kim ‘të tërbuar’.

Burime të afërta kanë thënë ‘ndarja është miqësore dhe nuk ka drama.

Tani po kthehemi te një moment më pak i pikëlluar për ish-çiftin, në fillimet e takimit të tyre.

Kanye kishte treguar që ‘kishte ndjerë dëshirë që herën e parë që kishte takuar përmes mikeshës së tyre të përbashkët, Brandy, mirëpo ajo ishte e martuar me Damon Thomas në atë kohë’.

“Sa herë që isha afër saj, më dukej sikur përjetoja një tërheqje magnetike ndaj energjisë së saj”, kishte treguar ai.

Por pas ndarjes nga Damon, Kim filloi të takohej me vëllaun e Brandy, Ray J, për të kaluar më pas te Reggie Bush, Nick Lachay dhe Nick Cannon.

Kanye dhe Kim mbetën shokë dhe ai e bindi atë të performojë në shfaqjen e tij me kukulla Alligator Boots në 2007 dhe pavarësisht që ajo nuk dinte t’i shqiptonte emrin, Kanye u dashurua pas saj.

Por Kim nuk kishte ndjenja për Kanye dhe ajo u martua me Kris Humphries, ndërkohë që Kanye i dërgonte foto të ish sportistëve të plakur për të ironizuar se si do të dukej edhe burri i saj në të ardhmen.

Pasi martesa e saj dështoi, Kanye po priste në radhë, përderisa Kim po njehej e dëshpruar dhe e thyer. Kanye organizoi një spektakël mode, vetëm për t’a takuar atë.

Ky gjest kaq romatik i rrëmbeu asaj zemrën dhe ata filluan lidhjen./Demokraci.com

 

Të ngjashme
ShowBiz • 11 Maj 2024