Sipas Secret Dublin, theksi irlandez është shpallur theksi më seksi në botë për vitin 2021. Studimi u krye nga Onepoll dhe pyeti 5000 njerëz se cili theks u kishte lënë përshtypjen më të madhe. Sigurisht, ka një kufizim në numrin e të anketuarve, por vlen për të marrë një ide. Lista me vendet që kanë theksin më seksi sipas sondazhit, vijon si më poshtë:
- Irlanda
- Italia
- Skocia
- Franca
- Australia
- Britania
- Suedia
- Spanja
- Wales (Uells) – Pjesë e Mbretërisë së Bashkuar, por theksi ndryshon nga pjesa tjetër
- SHBA – anglishtja amerikane
Ndërkohë vitin e kaluar, Time Out shpalli theksin britanik si më seksi, duke lënë pas atë francez, që mori vendin e dytë. Gjerësisht, këto dy vende njihen si shtete me një theks seksi, sensual, por mesa duket këtë vit u shfaq një “konkurrent i ri”.