Lajme
Cili është raporti i Ridvan Muharremit me Kurtin? Përgjigjet avokati Halimi
Demokracia
15:51 | 19 Gusht 2023

Share:

Avokati Mahmut Halimit është pyetur nga gazetarët lidhur me raportin që ka biznesmeni Ridvan Muharremi me kryeministrin Kurti.

Ai ka thënë se kanë raport krejt normal, dhe jo ndonjë afërsi.

“E ka angazhuar Ministria. Drejtpërdrejt ministrja Hajdari. E ka njohur si persona afarist, që ka traditë të gjatë, ka rreth të gjerë të miqve të vetë. Janë mysafir të cilët shkojnë në Restaurantin e tij. Ka një restaurant modest ku shërbehen ushqime tradicionale. Sjellje e shkëlqyer, pritje, nuk ka shkuar vetëm Kurti e ministrat. Por plot ambasadorë”, ka thënë Halimi.

Avokati ka thurur elozhe për klientin e tij duke e quajtuar si njërin nga afaristët më të mëdhenjë në Kosovë.

Halimi e ka konfirmuar gjithashtu që ka qenë klienti i tij ai i cili e ka vënë në kontakt Ministrinë me kompaninë për vajin nga Polonia. Një pjesë e madhe e vajit që nuk ka ardhur ende.

Të ngjashme