Lajme
Cili është Papa më jetëshkurtër dhe cili më jetëgjatë?
Demokracia
17:48 | 08 Maj 2025

Share:

Ndërsa bota pret pasardhësin e Papës Françesku, pra emërimin e liderit të ri të Kishës Katolike, dhe ndërsa të gjitha sytë janë drejtuar nga oxhaku i Kapelës Sistine, ju sjellim një listë të pontifikëve me mandatet më të shkurtra, por edhe më të gjata të sundimit.

Papa i parë në historinë e njerëzimit ishte Shën Pjetri, të cilin, sipas besimit katolik, Jezusi Krisht e caktoi përfaqësues të tij në Tokë.

Ai ishte papa me pontifikatin më të gjatë, që zgjati 34 vjet. Megjithatë, kur flasim për historinë relativisht më të re, këto janë papët me mandatet më të shkurtra dhe më të gjata.

Papa Gjon Pali I-rë, i lindur më 17 tetor 1912 me emrin Albino Luçiani, ishte papa katolik dhe sovrani i Vatikanit me mandatin më të shkurtër. Ai u zgjodh papë më 26 gusht 1978 dhe ndërroi jetë 33 ditë më vonë.

Pontifikati i tij është ndër më të shkurtit në histori, çka bëri që në vitin 1978 të ndryshonin tre persona në fronin papnor. Papa Gjon Pali I ishte papa i parë i lindur në shekullin XX dhe i fundit me origjinë italiane.

Pontifikatin më të gjatë e ka pasur Papa Piu IX, i lindur si Giovanni Maria Mastai Ferretti.

Ai ishte papa i 255-të i Kishës Katolike dhe mandati i zgjati nga 16 qershori 1846 deri në vdekjen e tij në vitin 1878, që përbën një periudhë prej 31 vjetësh, 7 muajsh dhe 23 ditësh.

Ai lindi në një familje aristokrate si fëmija i nëntë. Titullin e kardinalit e mori në vitin 1839.

Pontifikatin e dytë më të gjatë e ka pasur Gjon Pali II, i lindur si Karol Józef Wojtyła, i cili u zgjodh në krye të Kishës Katolike në vitin 1978 dhe qëndroi në atë detyrë për 26 vjet, 5 muaj e 17 ditë, deri në vdekjen e tij më 2 prill 2005.

Titullin e kardinalit e mori në vitin 1967, si më i riu në Kolegjiumin e Kardinalëve. Konklava e kardinalëve e zgjodhi Wojtyłën për papë, i 264-ti me radhë, më 16 tetor 1978, duke shënuar për herë të parë pas 456 vitesh që papa nuk vinte nga Italia. Për të theksuar politikën e vazhdimësisë, Karol mori emrin Gjon Pali II.

Përveç Papa Gjon Palit II, ndër pontifikatet më të gjata kanë qenë edhe ai i Papa Leonit XIII, i cili shërbeu si papë nga viti 1878 deri në vitin 1903, dhe ai i Papa Piut VI, i cili mbajti detyrën për 24 vjet, nga viti 1775 deri në 1799.

Të ngjashme