Auto&Tech
Cilët telefona nuk do të mbështesin WhatsApp nga 31 dhjetori?
Demokracia
20:24 | 28 Dhjetor 2022

Share:

Më 31 dhjetor, aplikacioni popullor do të ndalojë së punuari në afro 50 modele telefonash.

WhatsApp po i jep fund mbështetjes për pajisjet dhe sistemet operative që janë pak të përdorura ose mjaft të vjetruara.

Aktualisht, WhatsApp mbështet versionet e platformës Android 4.1 dhe më të reja, versionet iOS 12 e më vonë, dhe versionet KaiOS 2.5.0 dhe më të reja të këtij softueri.

Janë 49 modele telefonash në listë që nuk do të mund të përdorin më WhatsApp më 31 dhjetor:

Apple: iPhone 5, iPhone 5c

Samsung: Galaxy Ace 2, Galaxy Core, Galaxy S2, Galaxy S3 mini, Galaxy Trend II, Galaxy Trend Lite, Galaxy Xcover 2

LG: LG Enact, Lucid 2, Optimus 4X HD, Optimus F3, Optimus F3Q, Optimus F5, Optimus F6, Optimus F7, Optimus L2 II, Optimus L3 II, Optimus L3 II Dual, Optimus L4 II, Optimus L4 II Dual, Optimus L5, Optimus L5 Dual, Optimus L5 II, Optimus L7, Optimus L7 II, Optimus L7 II Dual, Optimus Nitro HD

Sony: Xperia Arc S, Xperia miro, Xperia Neo L

Huawei: Ascend D, Ascend D1, Ascend D2, Ascend G740, Ascend Mate, Ascend P1

Lista përfshin gjithashtu: Wiko Cink Five, Wiko Darknight ZT, Memo ZTE V956, Quad XL, Lenovo A820, Archos 53 Platinum, Grand S Flex ZTE, Grand X Quad V987 ZTE, HTC Desire 500.

Edhe pse shumica e përdoruesve janë tashmë në versionet më të reja të platformave Android dhe iOS, ka ende përdorues që përdorin telefona të vjetër.

Nëse pajisja juaj është në këtë listë, është koha për të përmirësuar nëse nuk mund të jetoni pa WhatsApp.

Të ngjashme