Intervista
Cilët faktorë do ta ndryshonin shëndetësinë në Kosovë? Flet deputetja Jeta Statovci
Demokracia
09:24 | 03 Dhjetor 2022

Share:

Qytetarët janë renduar ekonomikisht për shkak të barnave, ka thënë deputetja nga Lista Guxo, Jeta Statovci.

“Dimensioni i zhvillimit të shoqërisë qëndron mbi dy bazamente kryesore, ajo është shëndetësia dhe arsimi”, ka vlerësuar deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci.

Statovci, në emisionin Personale me Krenare Vokshin në RTV Dukagjini, ka folur për reformën në sektorin e shëndetësisë në Kosovë , ku ka thënë se progresi arrihet kur t’i kemi kapacitete humane në nivelin e duhur.

Ajo ka treguar se çfarë i mungon shëndetësisë kosovare, ku ka thënë se motivi i saj gjatë studimeve ka qenë “ngritja e kapaciteteve tona humane në mënyrë që të mundësohet kjo reformë”.

“Përveç nevojës për investime është edhe zhvillimi i profileve profesionale që të kemi mjaftueshëm kapacitete njerëzore, e cila ka qenë në kuadër të sigurimeve shëndetësore e që ka të bëjë me një reformë të financimit të shëndetësor”, ka deklaruar deputetja nga Lista Guxo, Statovci.

“Edhe në kuadër të ngritjes së transparencës për informimin shëndetësor”, ka shtuar ajo.

Sipas saj, sektori i shëndetësi nuk ka marrë nivelin e nevojshëm të vëmendjes nga aspekti politik. Sepse investimet në shëndetësi nga politika janë parë si shpenzim që nuk iu shihet rezultati menjëherë.

“Mënyra që të kesh një vend të zhvilluar, të duhet kapital njerëzor i cili është i mirëarsimuar dhe i shëndetshëm”.

Tutje ajo ka theksuar se qytetarët me sëmundje janë renduar ekonomikisht.

“Vazhdimisht ka pasur mungesë të barnave për shkak të limiteve shëndetësor … është mjaftë e kushtueshme”, ka përfunduar Statovci.

Të ngjashme