Auto&Tech
Cilat vetura janë më të rrezikuara nga vjedhjet
Demokracia
18:15 | 29 Shtator 2021
Foto Ilustrim

Share:

Shuma makina të reja dhe që ndizen pa çelës, por me butonin “start/stop”, janë më të rrezikuara për t’u vjedhur. Një kompani britanike ka dalë në përfundimin se kategoritë e makinave që riskohen janë Ford Fiesta, Volkswagen Golf, Nissan Qashqai dhe Ford Focus.

Hajdutët po përdorin teknologji për të ndërhyrë në sistemin e sigurisë së këtyre automjeteve që ndizen pa çelës. Por industria e Shoqatës së Prodhimit dhe Tregtisë së Automjeteve në Britani ka thënë se “makinat e reja më të sigurta se kurrë”.

Kurse një kompani që gjermane ka testuar 237 makina që nuk kanë opsionin e ndezjes me çelës, thotë se rrezikohen nga vjedhjet, por 3 modele janë më pak të sigurta.

Nga ana tjetër, modelet Land Rover Discovery, automjetet Range Rover, Jaguar dhe Vauxhall (Opel) Corsa konsiderohen të sigurta. Shumë prej automjeteve të reja kanë adoptuar teknologjinë e ndezjes pa çelës, por me buton. Madje, edhe dyert hapen me sensor të gishtit apo mjafton të kesh në xhep çelësin që mundëson hapjen me anë të valëve.

Ky sistem u lejon hajdutëve, të cilët po përdorin teknologji të posaçme, që të ndërhyjnë në sistemin e makinës dhe të hyjnë lehtësisht në to.

Të ngjashme