ShowBiz
Cilat kanë qenë punët që Alban Skënderaj ka bërë para se të bëhej i famshëm
Demokracia
22:05 | 07 Qershor 2021

Share:

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit”.

Ai ka zbuluar shumë të pathëna rreth jetës së tij, ku ndër të tjera ka treguar se ka punuar që i vogël, por puna e tij nuk ka pasur aspak lidhje me muzikën.

“Kur isha unë i vogël nuk kishim këto kushte që kemi sot. Unë kam shitur çokollata dhe pastaj kam bërë shumë punë të tjera”, u shpreh Albani.

Sakaq, këngëtari ka shtuar se ka punuar dhe si shitës librash, në fabrikë, kamarier, madje dhe infermier.

Të ngjashme