ShowBiz
Cilat janë këngët Princi Charles nuk mund t’u rezistojë pa kërcyer
Demokracia
14:19 | 05 Korrik 2021

Share:

Princi Charles zbuloi në një emision një listë me këngë që i japin atij një ndjenjë të parezistueshme për të kërcyer.

Në shfaqjen një orëshe “Muzikë dhe kujtime me Princin e Uellsit në HRH”, transmetuar në 73 vjetorin e themelimit të Institutit të Shëndetit Publik (NHS), trashëgimtari i fronit zbuloi këngët e preferuara nga rinia e tij deri më sot.

Këngët e The Three Degrees, Diane Ross dhe Edith Piaf janë ndër të preferuarit nga Charles. Kënga e tij më e pëlqyer është ‘Don’t Rain On My Parade’, nga Barbara Streisand.

Princi Charles tha se si ka qenë “i impresionuar thellë nga përkushtimi i treguar nga stafi i Shërbimit Kombëtar të Shëndetit dhe vullnetarët në të gjithë vendin. Ai i falënderoi ata për “rezistencën e tyre të plotë dhe shpirtin e paepur” në “këtë provë të vështirë”.

 

Lista që përfshin e këngët e tij të preferuara:

“Givin’ Up, Givin’ In” – The Three Degrees
“Don’t Rain On My Parade” – Barbra Streisand
“La Vie En Rose” – Edith Piaf
“Upside Down” – Diana Ross
“The Voice” – Eimear Quinn
“The Click Song” – Miriam Makeba
“You’re A Lady” – Peter Skellern
“La Mer” – Charles Trenet
“Bennachie” – Old Blind Dogs
“Lulu’s Back In Town” – Dick Powell
“They Can’t Take That Away From Me” – Fred Astaire and Ginger Rogers.
“Tros Y Garreg/Crossing the Stone” – Catrin Finch
“Tydi a Roddaist” – Bryn Terfel

 

Të ngjashme