ShowBiz
Cila ishte kënga e cila u dëgjua gjatë zbarkimit në Mars
Demokracia
19:01 | 19 Shkurt 2021

Share:

Yungblud u befasua pak kur menaxheri i tij e thirri atë për të thënë që NASA e kishin kontaktuar.

“Do të bëhesh astronaut?” pyeti këngëtari. “Dhe ai i’a ktheu: ‘Jo, idiot, ka të bëjë me ty.”

NASA po kontaktonte me të në telefon për të thënë që ata donin të luanin këngën e Yungblud, një cover e David Bowie’s Life On Mars, ndërsa rover Perseverance i NASA zbarkoi në Mars, transmeton Demokracia.com

Roboti i NASA zbarkoi në planetin e kuq të enjten.

Kanali i Youtube i NASA e lansoi udhëtimin për në planet live dhe kur roboti zbarkoi, kënga e Yungblud, filloi.

Yungblud tha se ‘ishte privilegj i vërtetë’ të jetë pjesë e diçkaje më të madhe se bota.

Ai ka treguar se gjithmonë ka qenë i interesuar për hapësirën dhe se kjo ishte përvojë shumë e veçantë.

“Unë gjithmonë jam ndjerë si alien. Shumica e njerëzve nuk më kanë kuptuar dhe kur isha i ri ndihesha keq. Më pas zbulova muzikën e Bowie, Lady Gaga dhe Oasis dhe më ndihmuan të krijoj botë të reja, në të cilat ndihesha normal”, ka përfunduar ai./Demokracia.com

Të ngjashme