Lifestyle
Cila është shenja e horoskopit me të cilin do të keni seksin më të mirë të jetës
Demokracia
14:32 | 17 Mars 2021

Share:

Kimia seksuale është një gjë të cilën nuk mund t’a sforcosh, ose është ose nuk është.

Po sjellim për të gjithë ju, kombinimet e shenjave që kanë shumë kimi seksuale dhe seksi mes tyre mund të jetë një përvojë e paharrueshme.

 

Dashi dhe Peshorja

 

Thonë që të kundërtat tërhiqen dhe ky është pikërisht rasti kur vjen puna tek Dashi dhe Peshorja. Dashi do të tërheqë vëmendje dhe të kryesojë, ndërsa Peshorja i mendon gjërat mirë. Megjithatë në dhomën e gjumit, Peshorja mund të jetë e vetmja që zbut bishën tek Dashi. Dhe Dashi tërhiqet shumë nga ana e ndjeshme e Peshores. Plotësojnë boshllëqet e njëri-tjetrit dhe kjo sjell një tërheqje seksuale shpërthyese.

 

Gaforrja dhe Bricjapi

 

Gaforrja ka imagjinatë, është ëndërrimtare, ndërsa Bricjapi është i disiplinuar dhe i përgjegjshëm. Shenjat kanë dy personalitete të kundërta, por shpesh gjejnë pika takimi nën çarçafë. Tërhiqen shumë nga njëri-tjetri dhe argëtohen shumë duke jetuar fantazitë e tyre.

 

Binjakët dhe Shigjetari

 

Kur Binjakët dhe Shigjetari bëhen bashkë ka fishekzjarre. Janë të dy të egër, kërkojnë aventura dhe inkurajojnë njëri-tjetrin të guxojnë. Bashkë janë ekstremisht eksperimentalë në dhomën e gjumit dhe do të emocionoheshin shumë të gjenin një pjesëmarrës të gatshëm të bëjnë psillëqe me ta.

 

Demi dhe Akrepi

 

Akrepi ka nevojë për intimitet, ndërsa Demi ka nevojë për eksperienca sensuale. Janë të dy shumë fizikë dhe preken e fërkohën në lidhje. Të dy me shumë mundësi bëjnë shumë seks brenda dhe jashtë dhomës së gjumit.

 

Luani dhe Ujori

 

Tërheqja është gjithmonë e madhe në shenjat e kundërta, por Luani dhe Ujori janë kombinimi më i mirë. Luani mund të jetë kokfortë dhe arrogant, por Ujori di si t’i shtrojë mirë. Kur të dyja shenjat bëhen bashkë, krijohet një elektricitet alarmues, që mund të rezultojë në seks të çmendur.

 

Virgjëresha dhe Peshqit

 

Janë shenja të kundërta, por kanë një tërheqje shumë të fortë mes njëra-tjetrës. Virgjëresha është e turpshme në fillim, por Peshqit janë mjaftueshëm të ndjeshëm sa t’i nxjerrin nga guacka. Sapo ndihen rehat lidhen në një nivel shumë të thellë fizik dhe emocional. Nuk e diskutojnë kurrë jetën seksuale me të tjerët, por kjo vetëm sa i rrit intimitetin./Demokracia.com

 

Të ngjashme