ShowBiz
Cila është pyetja e juaj për gjashtëshen e të nominuarve në Big Brother?
Demokracia
22:55 | 13 Dhjetor 2022

Share:

Artan Thaçi, Urim&Alisa, Mc Beka, Gjon Karrica “Lugati”, Shota Baraliu dhe Juliana Nura – janë gjashtë banorët e parë të cilët janë në nominim.

Nga mbrëmja e së hënës, dikush prej tyre rrezikon daljen nga shtëpia duke lënë kështu rrugëtimin i cili ka nisur tash e tetë ditë në shtëpinë më të famshme në vend – Big Brother VIP Kosova.

Këta banorë, të enjten do të darkojnë veçmas tjerëve. Përveç kësaj, ata do të përgjigjen në disa pyetje.

Pyetjet drejtuar të nominuarve do të keni mundësi t’ua bëni ju, dhe qëllojani si!

Sonte në llogarinë zyrtare të Big Brother VIP Kosova në Instagram, do të hapet opsioni për të pyetur secilin banor që është në nominim.

Pyetjet më interesante dhe me spec do t’iu lexohen atyre.

Mbani pranë vetes Instagramin e BBVK dhe pyet banorin/banoren diçka që ju intereson dhe që dëshironi të merrni përgjigje.

Pyete Artanin këtu.
Pyete Urimin dhe Alisën këtu.
Pyete Bekën këtu.
Pyete Lugatin këtu.
Pyete Shotën këtu.
Pyete Julianën këtu.

Të ngjashme