ShowBiz
Cila është arsyeja që e shtyu aktorin kryesor nga ‘Doktori i mrekullive’ të largohet nga seriali
Demokracia
16:51 | 23 Maj 2021

Share:

Episodi i fundit i serialit që ka bërë për vete me mijëra njerëz në të gjithë botën do të transmetohet në ekranin turk, më 27 maj.

Pas njoftimit zyrtar që seriali do të përfundojë serinë e tij të 64-ët në fund të majit, fansat dhe ndjekësit u revoltuan. Arsyeja ishte “lamtumira” e Ali Vefa-s, rolit që luan aktori i njohur Taner Olmez.

Seriali, i cili transmetohet edhe në ekranin e Tv Klan, ka thyer rekorde shikueshmërie në të gjithë botën. Natyrisht, një prej arsyeve është edhe roli i jashtëzakonshëm dhe interpretimi i Taner Olmez, i cili i dha jetë personazhit të Ali Vefa-s.

Megjithatë, gjatë sezonit të dytë, nga mediat vendëse është raportuar se seriali ka humbur një pjesë të audiencës, madje edhe vlerësimet besohet se kanë rënë sezonin e dytë. Për këtë arsye, producentët po e mendojnë rikthimin e një sezoni të tretë të doktorit.

Sidoqoftë, Taner Olmez, me të drejtë, ka deklaruar se ai nuk do të jetë më pjesë e sezonit të tretë, nëse vendoset që ai të realizohet. Arsyeja është se ndihet shumë i lodhur nga ky rol dhe ka nevojë për një periudhë të gjatë çlodhjeje.

Por interpretimi i tij, pa dyshim, ndikon edhe në audiencën e serialit, kështu që aktorit iu desh të shpjegohej edhe publikisht për të ardhmen e rolit të tij në këtë serial.

Në një intervistë për mediat turke, Olmez tha se ndihet shumë i lodhur dhe për këtë arsye nuk kishte dëshirë të kishte një sezon të tretë të filmit. Po shumë fansa të seralit, pas kësaj deklarate, u revoltuan dhe nisën “protestën” edhe në rrjetet sociale.

Duke deklaruar se nuk “kanë të ngopur” me “Doktorin e Mrekullive” dhe dëshirojnë që ai të vazhdojë edhe një sezon tjetër, fansat kanë bërë fushatë në mediat sociale për ditë me radhë. Këto fushata nuk do të kenë rezultat, sepse seriali e ka një finale, kështu që nuk ka mundësi ndryshimi.

Të ngjashme