OpEd
Cila do të jetë e ardhmja e Putinit?
Demokracia
20:04 | 08 Prill 2022

Share:

Nga Fabio Marco Fabbri “Opinione.it”

Vladimir Putin është sot një nga “subjektet” më të studiuara nga këndvështrime të ndryshme. Ai analizohet si strateg, politikan, autokrat, si një udhëheqës gjakatar apo si një i çmendur. Por unë besoj se një reflektim i dobishëm dhe stimulues mund të jetë hipoteza e së ardhmes së tij, gjithnjë duke supozuar se do ia lejojnë një të tillë.

“Populli rus” ka si zakon një tolerance shumë të lartë (gati si populli italian i sotëm), por është drastik kur nis të veprojë (në kundërshtim me italianët e sotëm). Kështu ne mund të thellohemi mbi fëmijërinë e tij të zymtë.

Adoleshenti Vladimir rritet në një apartament të ftohtë dhe të varfër në Leningrad, Shën Petersburg i sotëm. I lindur nga 2 prindër të klasës punëtore, me një baba të dhunshëm, familja Putin mezi arrinte të mbijetonte. Uria ishte e përditshme, ka rrëfyer Putin në një intervistë dhënë për mediat në vitin 2000, duke shtuar se nënës së tij i binte shpesh të fikët nga uria, ndërsa shumë herë i është rrezikuar jeta gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër gjermanëve.

Një fëmijëri e vështirë, si për shumicën e të rinjve të atij brezi. Gjithsesi Vladimiri gjeti ngushëllim tek artet marciale, një disiplinë në të cilën ai u angazhua jo vetëm për qëllime sportive. Prandaj, atribuimi i qëndrimeve të tij aktuale si një luftënxitës i pamëshirshëm me fëmijërinë e vështirë është i pavend.

As jeta e tij politike e 20 vitve të fundit, nuk duhet të interpretohet bazuar në veprimin e fundit të improvizuar, siç ishte “çështja” e Krimesë , duke pasur parasysh takimet reciprokisht të dobishme që ka pasur me liderët kryesorë botërorë.

Edhe pse Josif Stalin, Adolf Hitleri, Sadam Huseini dhe Muamar Gadafi, sa për të përmendur 4 diktatorë tipikë në veçantitë e tyre, duket se kanë pasur shumë ndikim nga një adoleshencë e vështirë. Por as rruga e jetës dhe as rruga autokratike Putiniane nuk mund të krahasohet me ta. Putini është një burrë i lindur në kohën e Bashkimit Sovjetik, i diplomuar për drejtësi në Shën Petersburg.

Një ish-spiun i KGB -së, i zgjedhur president në vitin 2000. Presidenti i ri rus ishte pak i njohur për publikun, dhe në fillim rrezikoi të zëvendësohej nga këshilltarët e tij. Por skemat e KGB-ja e ndihmuan të qëndronte në pushtet. Në 20 vitet e fundit grupimi i tij që ka dominuar Dumën, parlamenti rus, ka marrë vendime me një shpejtësi absolute.

Kështu u deshën vetëm disa orë për të ndryshuar disa pjesë të Kushtetutës. Por tashmë viti 2024, data e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, duket politikisht shumë e largët. Pengesat politike dhe kushtetuese, e detyruan të drejtonte Rusinë në prapaskenë edhe kur nuk ishte president, si midis viteve 2008-012 kur vendosi Dimitri Medvedev, të cilin me sa duket nuk e vlerësonte aq shumë, në krye të Kremlinit.

Në postin formal të kryeministrit, ai i kujdes të modifikonte Kushtetutën duke i dhënë kreut të qeverisë një pjesë të madhe të pushtetit. Edhe nëse supozojmë se do t’i mbijetojë dështimit në Ukrainë, ai nuk ka gjasa ta shohë të ardhmen e tij midis shisheve të vodkës dhe plogështisë, si paraardhësi i tij, Boris Jelcin, ose gjysmë i mumifikuar si Leonid Brezhnjevi.

Prandaj nëse e mendon të largët largimin e tij, Putin do të detyrohet të të kryejë sërish ndryshime të reja të rendit kushtetues. Ndërkohë, në prillin e vitit 2021, pas një referendumi kushtetues të organizuar në verën e vitit 2020, në të cilin 78 për qind votuan pro, ku pjesëmarrja e votuesve ishte vetëm 65 për qind, Putin nënshkroi ligjin që i lejon atij të kandidojë edhe për 2 mandate të tjera.

Dhe nëse zgjidhet, pritet të qëndrojë në Kremlin deri në vitin 2036, kur do të jetë 84 vjeç.

Cilido qoftë fati i Rusisë dhe Putinit pas krizës ukrainase, ka shumë pasiguri se si do të strukturohet fuqia e re në Rusi.

Megjithatë, ne duhet të analizojmë protagonistët që janë tani të pranishëm në skenë (në prapaskenë është Alekei Navalni), të cilët nuk duket do të kenë të njëjtin fat si Putin. Në këtë skenë qëndron sigurisht figura e kreut aktual të qeverisë ruse Mikail Mishustin, i lindur në vitin 1966, që teorikisht do të garonte për kreun e shtetit me ish- presidentin Dimitri Medvedev (2008-2012), i lindur në vitin 1965, që aktualisht është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Nëse Putini do t’i mbijetojë fizikisht dhe politikisht një humbje të pastër në Ukrainë, ka shumë gjasa që ai të mos jetë në gjendje të rikandidojë pas vitit 2024. Por nga ana tjetër, nëse dëshiron që të mbajë drejtimin e Rusisë, ai do të detyrohet të ndryshojë kompetencat aktuale të shtetit, duke e dobësuar mbase kryeministrin, duke ia besuar emërimin e këtij të fundit dhe të ministrave, jo më presidentit, por Dumës, Parlamentit, që deri tani vetëm sa e “njofton” emërimin.

Po ashtu me të njëjtin veprim rregullator, ai mund të dobësojë edhe pushtetin e presidentit. Por edhe ky operacion, nuk do të mund të garantojë fatin e Vladimir Putinit. Por duke supozuar se në skenë do të mbeten të njëjtët aktorë, Putini mund t’i referohet shembullit të dhënë nga miku i tij, ish- presidenti i Kazakistanit, autokrati Nursulltan Nazarbajev, që u largua formalisht nga pushteti në vitin 2019, duke emëruar si pasardhësin e tij Kasim Tokajev, dhe veten si kreun e Këshillit të Sigurimit të Kazakistanit, që në fakt ka pushtetin real në vend.

Ky model i përkohshëm i menaxhimit të pushtetit, është një kopje e Byrosë Politike, e cila më kujtohet se ishte një zyrë politike e komitetit qendror të Partisë Komuniste dhe organi suprem kolektiv vendimmarrës në epokën e Bashkimit Sovjetik.

Kjo është një rrethanë ideologjikisht tërheqëse për Putinin, pasi është e kopjuar nga një traditë sovjetike e qëndrueshme. Të krijosh të ardhmen nëpërmjet së kaluarës? Ata që lexojnë shumë historinë, e dinë se ndonjëherë funksionon, dhe nëse Putini ka të drejtë, ajo do ta çonte atë drejt një pleqërie të qetë me “shkopin e pushtetit” në dorë.

Por Leonid Volkov, këshilltari i kundërshtarit rus të Putinit, Alesei Navalni, i dënuar pak kohë më parë me 9 vjet burg, deklaroi disa ditë më parë për France 24 nga Vilniusi i Lituanisë ku ka emigruar, se me pushtimin e Ukrainës, Vladimir Putin, po shkon drejt rrëzimit, gjë që do të shkurtonte edhe dënimin e Navalnit. Por për momentin “mjegullat ruse” janë ende shumë të dendura, dhe asgjë nuk mund të thuhet me saktësi.

Të ngjashme