Kuriozitete
Çiklisti kanadez bën gati 131 kilometra pa përdorur duart
Demokracia
11:18 | 07 Dhjetor 2023

Share:

Një çiklist në Alberta të ShBA-së bëri një udhëtim rreth 130 kilometra me biçikletën e tij pa përdorur duart për të thyer Rekordin Botëror Guinness.

Robert Murray fitoi titullin për distancën më të madhe të biçikletës (pa duar) kur kaloi 130 kilometra në një kohë prej 5 orë e 37 minuta.

Murray shtoi se përdori duart e tij për të masazhuar këmbët kur ato ranë “në gjumë” gjatë përpjekjes së tij për rekord dhe se ka pasur shumë praktikë ngasjeje pa përdorur timonin.

“Personalisht, më duket se është një pozicion më i rehatshëm për të qenë në vend se i përkulur” i tha ai GWR-së. “Mund të dërgoj mesazhe, të ndryshoj këngën, të nxjerr çdo gjë nga çanta e shpinës, gjatë ngasjes së biçikletës. Është si një natyrë e dytë për mua”.

Përpjekja rekord e Murrayt shërbeu si një mbledhje fondesh për Shoqërinë e Alzheimerit të Calgary.

Të ngjashme