Futbollisti i Kombëtares shqiptare, i cili aktivizohet në radhët e ekipit turk të Koniaspor, Sokol Cikalleshi ka shënuar sërish këtë të diel për skuadrën e tij.
Goli i Cikalleshit ishte vendimtar në këtë ndeshje, pasi ishte i vetmi gol i kësaj sfide, që i dha tre pikët Koniasporit, përcjell Demokracia.com.
Në minutën e 13-të, shtatlarti kavajas, përmes një krosimi nga goditja e këndit, godet me kokë topin e fituar, që përfundon në rrjetën e skuadrës kundështare.
Sokol Cikalleshi po paraqitet mjaft mirë në Turqi këtë sezon, duke shënuar 5 gola me skuadrën turke.
Futbollisti shqiptar është grumbulluar nga trajneri Reja për tre ndeshjet e që Kombëtarja do të zhvillojë ndaj Andorrës (25 mars), Anglisë (28 mars) dhe San Marinos (31 mars) në kuadër të eliminatoreve të Botërorit ‘Katar 2022’. /Demokracia.com
https://twitter.com/goller_anlik/status/1373587056576892930?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1373587056576892930%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsportekspres.com%2Fvideo-asnjehere-me-kembe-cikalleshi-shperthen-para-kombetares-i-jep-tre-piket-koniasporit%2F