Thuhet se Bradley Cooper është shumë i emocionuar për romancën e tij të re me modelen Gigi Hadid.
Siç raportojnë mediat e huaja, aktori u ka thënë miqve të tij se Gigi është “tipi i tij”.
“Bradley është i emocionuar për njohjen me Gigi-n. Ai nuk e ka ndjerë këtë emocion për një grua për një kohë shumë të gjatë”, tha një burim ekskluzivisht për DailyMail.com . “Ata po e marrin ngadalë, por ai është shumë i dashuruar me të. Ajo është pikërisht tipi i tij.’
48 vjeçari është ‘i etur’ për të qenë sërish në një lidhje ku sipas një burimi, thotë se kjo lidhje e ka zemëruar ish-in e Gigi-t, Zayn Malik, me të cilin ka një vajzë.
Thashethemet për një lidhje të mundshme mes dyshes nisen kur u panë bashkë në Nju Jork./Indeksonline/