Superliga e Kosovës në futboll vazhdon me ndeshjen e xhiros së 25-të në fundjavë.
Ndeshja kryesore e kësaj jave do të luhet në Anamoravë, atje ku Gjilani i bën “konak” Llapit, shkruan Demokracia.com.
Llapi vjen pas barazimit me Drenicën (3:3), ndërsa edhe Gjilani shkon pas barazimit në derbi me Dritën (1:1). Kjo tregon se në Podujevë ndeshja do të jetë e zjarrtë dhe e luftuar për fitore.
Drita viziton Klinën për t’u përballur me Dukagjini, Prishtina e pret Ulpianën, Ballkani në shtëpi luan me Feronikelin, e Drenica sfidohet nga Malisheva.
Këto janë çiftet e plota të xhiros së ardhshme:
Dukagjini – Drita
Prishtina – Ulpiana
Gjilani – Llapi
Ballkani – Feronikeli
Drenica – Malisheva. /Demokracia.com/