Sport
Çiftet e javës së 28-të në Superligë: Ballkani e Drita luajnë në udhëtim, Gjilani sërish nikoqir
Demokracia
12:24 | 04 Prill 2022

Share:

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon këtë fundjavë me ndeshjet e radhës të xhiros së 28-të.

Në këtë xhiro nuk është në program ndonjë përballje derbi, sidoqoftë vëmendja do të jetë te skuadrat që kanë synime madhore, por edhe te ato që duan ekzistencën.

Ballkani që është lider në tabelë ndeshjen e radhës do ta zhvillojë te Dukagjini në Klinë, raporton Demokracia.com.

“Portokallezinjtë” të tronditur nga ajo që ju ndodhi në Gjilan, synojnë këndelljen dhe arkëtimin e trepikëve te Dukagjini e cila di të jetë “arrë e fortë” dhe e cila ndodhet në pozitë jo të mirë duke rrezikuar rënien.

Gjilani në anën tjetër do të luajë kundër Drenicës, Drita viziton stadiumin “Rexhep Rexhepi” për t’u përballur me Feronikelin, Prishtina mirëpret Malishevën, ndërsa Llapi udhëton te Ulpiana.

Çiftet e plota:

E shtunë:

Gjilani – Drenica

Dukagjini – Ballkani

E diel:

Prishtina – Malisheva

Ulpiana – Llapi

Feronikeli – Drita. /Demokracia.com/

Të ngjashme