ShowBiz
Çiftet e famshme shqiptare me diferencë të madhe në moshë
Demokracia
14:32 | 10 Shkurt 2023

Share:

Shpeshherë diferenca në moshë bëhet debat kur bëhet fjalë për personazhe publikë. Kështu ndodhi edhe kur u zbulua lidhja e Adelina Tahirit me avokatin maqedonas Serjoza Markov, por ka ndodhur edhe në raste të tjera.

Serjoza është 55 vjeç ndërsa Adelina 32. Pra çifti kanë 24 vite diferencë megjithatë kjo nuk ka ndikuar aspak te lidhja e tyre. Çifti janë të martuar dhe prindër të një djali.

Alketa Vejsiu e ka mbajtur gjithnjë hermetike jetën private dhe foto të saj me bashkëshortin nuk ka. Por edhe moderatorja shumë e dashur për publikun ka diferencë në moshë nga bashkëshorti me 15 vite. Alketa është 39 vjeç ndërsa bashkëshorti i saj 43. Alketa është njohur me bashkëshortin në moshën 19-vjeçare dhe janë prindër të dy fëmijëve.

-Eni dhe Genci janë një nga çiftet më të komentuar së fundmi dhe diferenca e tyre në moshë ishte çështja e parë që u diskutua kur u zbulua lidhja e tyre. Genci është 41 vjeç ndërsa Eni 26. Pra çifti ka 15 vite diferencë.

-Edhe Andrra dhe Sinani, një nga çiftet më të dashur për publikun kanë diferencë në moshë. Andrra është 27 vjeç ndërsa Sinani 47. Pra çifti kanë plot 20 vite diferencë, por mosha nuk ka qenë pengesë në lidhjen e më pas martesën e tyre. Andrra dhe Sinani janë prindër të dy djemve.

Të ngjashme