ShowBiz
Chrissy Teigen tregon se është në depresion
Demokracia
19:30 | 15 Korrik 2021

Share:

Chrissy Teigen ka publikuar një shkrim të gjatë në Instagram, duke treguar sa keq ndihet pas skandalit të bullizmit që u bë publik kohët e fundit.

Ajo thotë se është në depresion dhe se dëshiron të komunikojë me fansat.

“Nuk e di vërtet çfarë të them këtu”, -shkroi Teigen në një foto të këmbëve, e veshur me xhinse dhe shtrirë në divanin e saj, para se të shpjegonte se ndihet çuditshëm të pretendojë se asgjë nuk ndodhi në botën e internetit.

“Ndihem si plehrë në jetën reale. Të dal jashtë ma shpif dhe nuk ndihem mirë. Ndërsa qëndrimi në shtëpi vetëm më bën të ndihem edhe më shumë në depresion. Por e di që sido që po e përballoj këtë tani, nuk është përgjigjja e duhur. Ndihem e humbur dhe kam nevojë të gjej vendin tim përsëri, duhet të dal nga kjo gjë. Dëshiroj dëshpërimisht të komunikoj me ju, në vend që të pretendoj se gjithçka është në rregull,” –thaTeigen.

Kujtojmë se para pak kohësh modelja u përball me akuza për bullizëm, të cilat i pranoi edhe vetë, por tha se tani ajo ka ndryshuar si person. /Demokracia.com/

Të ngjashme