Chrissy Teigen ka thyer heshtjen një mujore në mediat sociale, duke kërkuar falje pasi ofendoi disa njerëz në Twitter.
Në një postim në blog, modelja amerikane tregoi se është penduar për postimet e saj të kaluara në Twitter ku kishte ofenduar njerëz të ndryshëm.
Teigen, në muajin maj publikoi një seri shkrimesh në Twitter duke i kërkuar falje personalitetit televiziv Courtney Stodden, e cila e akuzoi atë për ngacmim në internet, por edhe pse Stodden pranoi faljen ajo tha se kjo kërkim falje mund të ishte thjesht një përpjekje për të mos dëmtuar reputacionin e Teigen, transmeton Demokracia.com.
Në postimin e saj të fundit, Teigen tha se ajo po u drejtohej privatisht njerëzve që kishte fyer në të kaluarën, megjithëse nuk tregoi për kë.
“Thjesht nuk ka asnjë justifikim për postimet e mia të tmerrshme në të kaluarën. Unë isha një person shumë i keq, dhe më vjen shumë keq”, shkroi Teigen e cila është e martuar me këngëtarin John Legend.
“Unë shkruajta në Twitter për të fituar vëmendje dhe mendova se kjo më bënte më të këndshme nëse ngacmoja të famshmit. Në realitet, unë isha e pasigurt, e papjekur dhe në një botë ku mendoja se duhej t’u bëja përshtypje të huajve për të më pranuar,” shtoi Teigen.
Ajo tha se nuk po kërkonte simpati dhe se nuk ishte “më personi që shkruajti ato gjëra të tmerrshme” pasi u martua, bëri fëmijë dhe ndoqi terapinë.
“Ne të gjithë jemi më shumë se momentet tona më të këqija”, shkroi Teigen. “Unë nuk do të kërkoj faljen tuaj, vetëm durimin dhe tolerancën tuaj”.
Teigen aktualisht ka 13.5 milionë ndjekës të Twitter dhe 35 milionë në Instagram – ku ajo gjithashtu ndau një link të postimit të saj në blog. /Demokracia.com/