Auto&Tech
Chrissy Teigen ka mbyllur rrjetin social të preferuar të saj
Demokracia
15:02 | 26 Mars 2021

Share:

Chrissy Teigen ka mbyllur rrjetin social Twitter, sepse i ndikon negativisht.

Kushdo që e njeh dhe ndjek Chrissy Teigen e di se cili është rrjeti social i preferuar i saj. Chrissy mund të postojë pafund në Intagram, por askush nuk e vendos në diskutim raportin e saj me Twitter-in, ku me qindra postime kanë bërë xhiro në rrjet. Por, pse Chrissy mbylli profilin në Twitter?

Modelja, e cila kishte më shumë se 13.7 milionë ndjekës, njoftoi se do të largohej nga platforma.

“Hej. Për më shumë se 10 vjet, ju njerëz keni qenë bota ime. Sinqerisht i detyrohem kaq shumë kësaj bote që kemi krijuar këtu. Me të vërtetë i konsideroj shumë prej jush miqtë e mi të vërtetë”, shkroi ajo.

“Por është koha që të them lamtumirë. Kjo nuk më shërben më aq pozitivisht sa më shërben negativisht dhe mendoj se është koha e duhur për marrë këtë vendim.”

Teigen e ka përdorur Twitter-in për shumë deklarata të fuqishme, përfshirë këtu ndërlikimet e shtatzënisë dhe humbjen e fëmijës. Përpos këtyre, Twitter-i ka qenë platforma ku ajo është “përplasur” me figura të rëndësishme, si Donald Trump.

“Qëllimi im në jetë është t’i bëj njerëzit të lumtur. Dhimbja që ndiej kur nuk e bëj këtë gjë, është shumë për mua. Gjithmonë jam portretizuar si vajza e fortë, por thjesht nuk jam,” shkroi ajo.

Të ngjashme