Sport
Cholo Simeone nuk i beson asaj që pa, video bëhet virale
Demokracia
21:04 | 21 Shkurt 2022

Share:

Pas humbjes ndaj Levantes ne shtepi, Atletico Madrid fitoi me rezultatin 0-3 ndaj Osasuna në fundjavë.

Suarez ishte autori i golit të dytë i cili ishte i jashtëzakonshëm. Ish-sulmuesi i Barcelonës shënoi nga 40 metra largësi duke ‘shkundur’ stadiumin nga brohoritjet por gjithashtu duke thyer rrejtet sociale me atë gol fantastik.

Por nuk mund të anashkalohej edhe reagimi i trajnerit të tij, Diego Simeone. Tekniku bëri një reagim epik duke bërë virale këtë video.

Ai vë duart në kokë duke mos u besuar syve për atë çfarë pa! Suarez është në sezonin e dytë me Atletico Madrid dhe vazhdon të shënojë. Ai u largua nga Barcelona falas pasi iu prish kontrata. /Demokracia.com

Të ngjashme