Lajme
Chollet pas takimit me Osmanin: Folëm për përkushtimin e SHBA-së për sovranitetin e Kosovës
Demokracia
17:06 | 30 Prill 2022

Share:

Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në këtë takim, Chollet tha se ndër të tjera u fol për përkushtimin e fortë të ShBA-së për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

“U takuam sot me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe diskutuam për partneritetin tonë të qëndrueshëm, rrugën e saj drejt integrimit euroatlantik, mbështetjen e Kosovës për afganët dhe Ukrainën, dhe Samitin për Demokracinë”, ka shkruar Chollet.

Kujtojmë se Osmani po vazhdon të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej se kur morri ftesë për varrimin e ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Madeline Albrgiht.

Osmani ka takuar edhe Senatorë amerikanë, nga të cilët ka marr mbështetje të forta sa i përket bashkëpunimit mes Kosovës e Shteteve të Bashkuara.

Të ngjashme