Lajme
Chollet ndryshon pozitë, nga ekipi i Blinken kalon tek Departamenti i Mbrojtjes
Demokracia
22:10 | 25 Korrik 2023

Share:

Derek Chollet, nuk do të jetë më këshilltari i Lartë i Departamentit të Shtetit, pasi do të jetë në pozitën e nënsekretarit të Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara.

Për këtë ai ka marrë urim nga Sekretari amerikan, Antony Blinken, i cili ka vlerësuar Chollet dhe ka thënë se largimi i tij do të jetë humbje për ekipin e Sekretarit, por fitore për Departamentin e Mbrojtjes.

Pas kësaj Chollet e ka falënderuar Blinken për mbështetjen, duke thënë se ka qenë nder i madh që i ka shërbyer popullit amerikan me Sekretarin Blinken dhe ekipin e Departamentit të Shtetit.

Chollet është shprehur i lumtur me mundësinë për t’u rikthyer në Departamentin e Mbrojtjes dhe ka shtuar se pret të konfirmimin e nominimit të tij në Senat.

Të ngjashme
Lajme • 31 Maj 2024