Lajme
Chollet anuloi vizitën në Kosovë për shkak të COVID-19
Demokracia
16:38 | 12 Dhjetor 2022

Share:

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka reaguar pasi anuloi vizitën në Kosovë.

Ai tha se kjo ndodhi për shkak se ka dalë pozitiv me COVID-19.

Megjithatë, u shpreh se do të mbetet i angazhuar në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me regjionin e Ballkanit.

“Më vjen keq që do të më duhet të shtyj udhëtimin tim në Ballkan dhe Bruksel për shkak të një testi pozitiv për COVID. Unë do të mbetem i angazhuar në të gjitha çështjet në rajonin e Ballkanit dhe mezi pres të bëj udhëtimin në fillim të vitit të ardhshëm”, shkroi ai në Twitter.

Të ngjashme