Lifestyle
Chip prej mjalti| Ideja që synon të reduktojë mbeturinat elektronike!
Demokracia
14:56 | 31 Maj 2022

Share:

Mjalti mund të jetë zgjidhje për mungesën globale të gjysëmpërçuesve dhe të kontribuojë në reduktimin e mbeturinave ekeltronike. Një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës sugjeron se mjalti mund të përdoret për të krijuar një chip për kompjuter ekologjik në gjendje të përpunojë dhe të memorizojë të dhënat duke imituar trurin e njeriut.

Të konsideruar nga disa ekspertë të sektorit si e ardhmja e informatikës, të ashtuquajturit sisteme neuromorfe janë shumë më të shpejtë dhe konsumojnë shumë më pak energji se kompjuterët tradicionalë. Inxhinierët e Uashington State University kanë gjetur një mënyrë për t’i bërë dhe më organikë.

Inxhinierët zbuluan se mjalti mund të përdoret për të krijuar një “memristore”, një përbërës të ngjashëm me një tranzistor që mund të përpunojë por dhe të magazinojë të dhënat në memorie. Bëhet fjalë për një pajisje shumë të vogël me një strukturë shumë të thjeshtë, por me funksione shumë të ngjashme me atë të një neuroni njerëzor. Kjo do të thotë se nëse arrihet të integrohen së bashku miliona ose miliarda të këtyre “memristore” prej mjalti, atëherë mund të transformohen në një sistem neuromorfik që funksionon si truri i njeriut.

Për këtë studimi mjalti është transformuar në një formë të ngurtë dhe është futur mes dy elektrodave metalike për të imituar një sinaps njerëzor. Sipas rezultateve të studimit, “memristore” e biodegradueshme e mjaltit është në gjendje të imitojë sinapset njerëzore dhe aftësinë e tyre për t’u ndezur dhe fikur shumë shpejt, duke ruajtur disa informacione.

“Memristore” e mjaltit ka një gjerësi të barabartë me atë të një floku njeriu. Në të ardhmen, ekipi planifikon t’i zhvillojë ato në shkallë nano, rreth 1/1000 e flokëve të njeriut, dhe të grupojë shumë miliona apo edhe miliarda së bashku për të krijuar një sistem kompjuterik të plotë neuromorfik.

Truri i njeriut ka më shumë se 100 miliardë neurone me më shumë se një milion miliard sinapse, ose lidhje, ndërmjet tyre. Çdo neuron është i aftë të përpunojë dhe ruajë të dhëna, gjë që e bën trurin shumë më efikas se një kompjuter tradicional, dhe zhvilluesit e sistemeve kompjuterike neuromorfike synojnë të imitojnë këtë strukturë.

Disa kompani, duke përfshirë Intel dhe IBM, kanë lëshuar tashmë çipa neuromorfikë që kanë ekuivalentin e mbi 100 milionë “neurone” për çip, por numri nuk është ende i afërt me atë të trurit.

Studiuesit thonë se memristorët e mjaltit që ata zhvilluan duhet të tolerojnë gjithashtu nivelet e ulëta të nxehtësisë së gjeneruar nga sistemet neuromorfike, të cilat nuk nxehen si kompjuterët tradicionalë. Për më tepër, memristorët e mjaltit do të ndihmonin në reduktimin e mbetjeve elektronike “duke krijuar sisteme neuromorfike të rinovueshme dhe të biodegradueshme”.

Të ngjashme
Lifestyle • 18 Prill 2024
Lifestyle • 17 Prill 2024
Lifestyle • 17 Prill 2024