Sport
Chiesa e pranon: Ishte vështirë t’i dëgjonim urdhrat e Spallettit shkaku i atmosferës së jashtëzakonshme
Demokracia
15:03 | 16 Qershor 2024

Share:

Sulmuesi Federico Chiesa ka mbetur i mahnitur nga atmosfera e tifozëve shqiptarë në stadium, ku ka pranuar se as nuk kanë mundur të dëgjonin urdhrat e trajnerit Luciano Spalletti.

Anësori i Juventusit ishte më meritori në fitoren e Italisë 2:1 ndaj Shqipërisë, duke qenë i pandalshëm në krahun e majtë të sulmit dhe shkaktuar probleme të shumta për mbrojtjen shqiptare.

Chiesa së fundmi ka pranuar se ishte vështirë t’i dëgjonin urdhrat e Spalletit shkaku i tifozëve të shumtë.

“Spalletti? Dëshiron të na sheh në një mënyrë të lojës. Dëshiron dominim dhe na ka thënë këtë që kur erdhi në muajin shtator”.

Këtë tentuam ta bënim në fushë. Na dha këshilla, por ta dëgjonim brenda fushës ishte paksa e vështirë. Ishte një atmosferë e mrekullueshme, përrallore. Edhe pse italianët u tejkaluan në numër, ishte eksperiencë mahnitëse”, tha ndër të tjera lojtari i Juventusit.

Përndryshe, Italia në ndeshjen e radhës përballet me Spanjën dhe është shumë afër kualifikimit meqenëse ka mbledhur tre pikë, me dy ndeshje të mbetura deri në fund.

Të ngjashme