Sport
Chiellini konfirmon largimin pas 17 vjetësh nga Juventusi, emocionon me fjalët
Demokracia
10:01 | 12 Maj 2022

Share:

Giorgio Chellini nga edicioni i ardhshëm nuk do ta djerësitë më fanellën e Juventusit.

Mbrojtësi veteran italian ka njoftuar zyrtarisht se do të largohet nga Juventusi pas 17 vjetësh, shkruan Demokracia.com.

Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e “Zonjës së Vjetër”, menjëherë pas disfatës në finalen e Kupës së Italisë kundër Interit (2:4).

Në një deklaratë të Chiellinit e publikuar në faqen zyrtare të klubit torinez thuhet se 37-vjeçari do u jep lamtumirën tifozëve të klubit në ndeshjen e të hënës në “Allianz Stadium” kundër Lazios.

“I jap rrugën shumë të rinjve, vitin e ardhshëm nuk do të jem aty, të hënën do t’i them lamtumirë stadiumit tim dhe ai i Firences do të jetë ndeshja e fundit. Përshëndetje me gëzim për këtë ekip, për të cilin do të jem gjithmonë tifozi më i madh, sepse Juve do të qëndrojë me ju”, thuhet në deklaratën e Chiellinit.


Chiellini iu bashkua Juventusit në verën e vitit 2005 nga Fiorentina për më shumë se 7 milionë euro./Demokracia.com/

Të ngjashme