Sport
Chicago Fire e zyrtarizon Xherdan Shaqirin, transferimi më i shtrenjtë i klubit
Demokracia
18:43 | 09 Shkurt 2022

Share:

Xherdan Shaqiri edhe zyrtarisht është transferuar te klubi amerikan, Chicago Fire.

Lajmi është zyrtarizuar nga klubi amerikan përmes një video prezantimi të publikuar në faqen zyrtare, shkruan Demokracia.com.

Shaqiri te Chicago Fire u transferua nga klubi francez, Lyon te i cili mbylli aventurën gjashtë mujore.

Reprezentuesi i Zvicrës ka nënshkruar kontratë që e mban atë në klubin e ri deri në fund të vitit 2024.

Klubi i ri i Shaqirit ka paguar plot 7 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij dhe njëherit është transferimi më i shtrenjtë që ka bërë ky klub.


30-vjeçari do ta bartë në fanellë numrin 10. Chicago Fire bën gara në kampionatin MLS në Amerikë.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit gjatë karrierës së tij të bujshme ka veshur fanellat e klubeve të mëdha siç janë Liverpooli, Interi, Bayern Munichu e Baseli./Demokracia.com/

Të ngjashme