Lajme
Chernihiv më i godituri nga sulmet ruse në Ukrainë, autoritetet konfirmojnë humbje të mëdha
Demokracia
13:03 | 17 Mars 2022

Share:

Qyteti Chernihiv, në verilindje të Kievit dhe afër kufirit rus, është një ndër qytetet që është përballur më shumë me sulmet e pandalshme ruse që prej 25 shkurtit.

Kreu i qytetit, Vyacheslav Chaus ka thënë se Chernihiv “po pëson humbje të mëdha” nga sulmet e rusëve.

“Armiku vazhdon sulmet sistematike të artilerisë dhe ajrore në qendrën tonë rajonale, duke shkatërruar infrastrukturën civile. vetëm një ditë më parë në qytet kanë humbur jetën, 53 trupa të qytetarëve, të vrarë nga agresori rus”, ka thënë ai.

Chernihiv ka parë disa nga sulmet më të këqija që nga fillimi i pushtimit rus tre javë më parë, duke përfshirë një sulm në një kompleks apartamentesh më 4 mars, në të cilin u vranë të paktën 33 njerëz, dhe një tjetër sulm një ditë më parë mes një grupi njerëzish që po prisnin në radhë për të blerë bukë.

Të ngjashme