ShowBiz
Cher mahniti me dukjen në Javën e Modës në Paris
Demokracia
22:36 | 29 Shtator 2022

Share:

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Cher, ka mahnitur me pamjen e saj në Javën e Modës në Paris.

76-vjeçarja ka marrë pjesë në sfilatën e markës luksoze Balmain dhe në fund ka ecur në pistë me stilistin Olivier Rousteing dhe ka përshëndetur të pranishmit.

Natyrisht, ajo kishte veshur një kreacion Balmain që i theksonte kthesat e saj. Ylli e kompletoi dukjen me taka të larta.

“Kjo ishte sfilata më e mirë e modës ndonjëherë. U ndjeva e mahnitshme. Modelet ishin të bukura, ashtu si të gjitha rrobat që kishin veshur. Jam e nderuar që pata mundësinë të jem pjesë e kësaj”, ka theksuar Cher.

https://twitter.com/cherdoingthings/status/1575274839715315716

Meqë ra fjala, disa muaj më parë, ylli botëror i muzikës dhe filmit tregoi sekretin e figurës së saj të lakmueshme në dekadën e tetë të jetës.

Gjegjësisht, ajo ka deklaruar se këtë e arrin duke praktikuar rregullisht joga, duke u stërvitur në Zumba dhe duke bërë ushtrime për barkun.

Ajo asnjëherë nuk e fshehu se kishte shkuar për kirurgji estetike. Gjegjësisht, Cher e ka operuar hundën dhe ka shtrënguar fytyrën.

Të ngjashme