Sport
Chelseat i mjafton goli i Lukakut, kualifikohet në finale të Kupës së Botës
Demokracia
19:21 | 09 Shkurt 2022

Share:

Chelsea është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Botës për Klube.

“Blutë” e Londrës triumfuan 0:1 në gjysmëfinale kundër Al-Hilal në Abu Dhabi, shkruan Demokracia.com.

Golin vendimtar të kampionëve evropian e realizoi sulmuesi belg, Romelu Lukaku.

Reprezentuesi i Belgjikës golin që i siguroi “biletën” Chelseat për finale e shënoi në minutën e 32-të të takimit.

Chelsea në finalen e madhe për trofeun e çmuar do të ketë përballë skuadrën braziliane, Palmeiras./Demokracia.com/

Të ngjashme