Chelsea ka arritur një marrëveshje me klubin Molde FK për transferimin e David Datro Fofanas.
Lajmi është konfirmuar nga klubi londinez nëpërmjet një komunikate në uebfaqen zyrtare, shkruan Demokracia.com.
Sulmuesi 20-vjeçar afrikan do t’i bashkohet “Bluve” të Londrës më 1 janar të vitit 2023.
“Chelsea FC ka arritur një paramarrëveshje me Molde FK për transferimin e David Datro Fofana. Sulmuesi 20-vjeçar do t’i bashkohet Bluve më 1 janar 2023. Mezi presim ta mirëpresim Davidin në klub”, thuhet në komunikatën e klubit londinez.
Chelsea FC has reached a pre-agreement with Molde FK for the transfer of David Datro Fofana. 🤝
— Chelsea FC (@ChelseaFC) December 28, 2022
Fofana shihet si zëvendësues i sulmuesit shqiptar Armando Broja. Ky i fundit, jo shumë kohë më parë, pësoi një lëndim të rëndë, ndërsa pas ekzaminimeve mjekësore rezultoi se e ka humbur pjesën e mbetur të edicionit./Demokracia.com/