Sport
Chelsea zyrtarizon futbollistin e Shakhtar Donetsk
Demokracia
15:55 | 15 Janar 2023

Share:

Mykhailo Mudryk e ka finalizuar transferimin nga Shakhtar Donetsku në Chelsea pas arritjes së marrëveshjes personale me klubin.

Reprezentuesi ukrainas ka nënshkruar kontratë për tetë vjet e gjysmë me klubin londinez, shkruan Demokracia.com.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për Chelsean”, tha Mudryk pasi finalizoi transferimin.

“Ky është një klub i madh, në një ligë fanastike dhe është projekt atraktiv për mua në këtë fazë të karrierës. Jam i emocionuar t’i takoj bashkëlojtarët e mi”, theksoi ukrainasi.

Ndryshe, Chelsea dhe Arsenali ishin në garë të ngushtë për Mudryk deri mbrëmë, por që lojtari në fund zgjodhi skuadrën që drejtohet nga Graham Potter./Demokracia.com/

Të ngjashme