Sport
Chelsea triumfon thellë ndaj Juventusit, Barcelona dëshpëron në “Camp Nou” kundër Benficës
Demokracia
22:53 | 23 Nëntor 2021

Share:

Kanë përfunduar dy nga tetë duelet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Chelseas ka arritur një fitore të madhe duke e mposhtur Juventusin në “Stamford Bridge” me rezultat të thellë 4-0, shkruan Demokracia.com.

Chalobah hapi serinë e golave për “Blutë” në minutën e 25-të, gol me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në fraksionin e dytë, Chelsea e nisi furishëm me Reece James që ngriti avantazhin 11 minuta pasi nisi pjesa e dytë.

Dy minuta më vonë, Hudson-Odoi “nokautoi” Juventusin me golin e tretë, kurse për të katërtin u përkujdes Werner në sekondat e fundit.

Chelsea renditet në pozitën e parë në Grupin H me 12 pikë, aq sa ka edhe Juventusi që bie në të dytin për shkak të goldallimit më të dobët.

Barcelona në sfidën tjetër ka dëshpëruar para tifozëve të vetë në “Camp Nou”.

“Katalunasit” barazuan pa gola 0-0 me Benficën në kuadër të Grupit E.

Kjo ishte ndeshja e parë e trajnerit, Xavi Hernandez në Ligën e Kampionëve me Barcelonën si shef i shtabit teknik.

Barcelona ka shtatë pikë në vendin e dytë, ndërsa Benfica ka dy pikë më pak në pozitën e tretë. /Demokracia.com

Të ngjashme