Sport
Chelsea triumfon në derbin e Londrës, Tottenham në krizë
Demokracia
22:59 | 04 Shkurt 2021

Share:

Chelsea ka marrë një fitore me shumë peshë sonte duke e mposhtur Tottenhamin me rezultat 0:1, në sfidën e javës së 22-të në Premierligë, shkruan Demokracia.com.

Jorginho ka vendosur gjithçka kur ka shënuar në minutën e 24-të nga penalltia.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea ngjitet në vendin e gjashtë me 36 pikë, ndërsa Tottenham që po kalon momente shumë të vështira është në pozitë e tetë me 33 pikë.

Kjo ishte humbja e tretë radhazi e Tottenhamit dhe duhet pranuar që Mourinho po kalon momentet më të vështira që prej se ka marrë skuadrën e “spurasve”.  /Demokracia.com

Të ngjashme