Një mbrëmje spektakolare është zhvilluar sonte në Romë aty ku kampioni një fuqi Bayern Munich, u ndesh me Lazion në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve, shkruan Demokracia.com.
Bavarezët janë treguar të pamëshirshëm duke shënuar fitore me rezultat 1:4, dhe pothuaj e kanë siguruar kualifikimin. Lewandowski, Musiala Sane e Acerbi (autogol) shënuan për bavarezët ndërsa golin e vetëm për Lazion e shënoi Correa.
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi për 90 minuta qëndroi në bankë duke mos u inkuadrua asnjë minutë në lojë.
Sfida tjetër më shumë rivalitet ishte ajo ndërmjet Atletico Madridi e Chelseat.
Kanë qenë londinezët e Chelseat që shënuan fitore me rezultat minimal 0:1 për të bërë një hap të madh drejt kualifikimit.
Ka qenë francezi Olivier Giroud, që ka realizuar një gol spektakolar për “Blutë e Londrës”, për të marrë kështu një fitore me shumë peshë. /Demokracia.com