Sport
Chelsea rastet, Dortmund golin dhe fitoren – “Milionerët” fitojnë ndeshjen e parë të 1/8 në Champions
Demokracia
22:56 | 15 Shkurt 2023

Share:

Borussia Dortmund e ka fituar ndeshjen e parë të 1/8 së finales kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve.

“Milionerët” kanë fituar minimalisht 1:0 kundër londinezëve në stadiumin “Signal Iduna Park”, shkruan Demokracia.com.

Adeyemi ishte heroi i vendasve që shënoi golin e vetëm në minutën e 63-të falë një kundërsulmi të shpejt.

Përkundër humbjes, skuadra londineze e Potter bëri paraqitje të mirë duke rrezikuar disa herë portën vendase, madje një herë edhe goditi shtyllën me anë të Joao Felix në pjesën e parë.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas tri javësh në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër./Demokracia.com/

Të ngjashme