Sport
Chelsea pritet t’i largojë Kepan dhe Mendyn – gjen zëvendësuesin e tyre në Bundesligë
Demokracia
08:18 | 21 Prill 2023

Share:

Chelsea është gati të largojë Kepa Arrizabalagan dhe Edouard Mendyn këtë verë.

Blutë po planifikojnë një eksod në afatin kalimtar të verës, pasi disa nga lojtarët nuk e kanë treguar vetën.

Asnjëri nga gardianët nuk ka bërë përshtypje gjatë viteve të fundit dhe Todd Boehly ka kërkuar largimin e tyre qysh në verë.

Sipas Bild, portieri i Borussia Dortmundit, Gregor Kobel është njeriu që duan të nënshkruajnë.

Blutë duan ta bëjnë Kobelin, i cili është 25 vjeç dhe po dhuron një sezon të mrekullueshëm, numrin 1 të portës së tyre.

Më pas ata do të kërkonin të nënshkruanin me një portier të dytë me përvojë, i cili do ta zëvendësonte atë në rast të lëndimit.

Të ngjashme