Sport
​Chelsea pritet ta shkarkojë Potterin, ky mund të jetë pasuesi i tij
Demokracia
11:57 | 02 Prill 2023

Share:

Chelsea është duke e konsideruar seriozisht të ardhmen e trajnerit Graham Potter i cili mund të shkarkohet për shkak të rezultateve të dobëta.

“Blutë” e Londrës pësuan disfatë nga Aston Villa të shtunën me rezultat 2-0, humbje kjo e cila i largon ata edhe më shumë nga pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, përcjellë KosovaPress.

Sipas raportimeve nga gazetari Fabrizio Romano, presioni mbi Potterin është gjithnjë e më shumë duke u rritur në “Stamford Bridge”.

Sipas tij, drejtuesi e klubit janë duke zhvilluar takime të brendshme mbi këtë situatë, ndërsa emri që mund ta pasojë Potterin është Julian Nagelsmann.

Pas 28 ndeshjeve të zhvilluara në Premier Ligë, Chelsea ka mbledhur vetëm 38 pikë dhe zë vendin e 11-të në renditjen tabelare.

Të ngjashme